Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, “Përvoja për sukses” vazhdon fushatën

07.10.2025 17:51

Koalicioni “Përvoja për sukses” ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve për kryetar të komunës së Prilepit dhe për Qytetin e Shkupit....

Kandidatët e koalicionit “Përvoja për sukses” kanë vazhduar, duke kërkuar përkrahjen e qytetarëve për kryetar të komunës së Prilepit dhe për Qytetin e Shkupit. 
 
“Korrupsionin e ka krijuar njeriu. Nuk mund të presim që korrupsioni do të shkatërrohet nga njeriu. Patjetër të krijojmë mjete me inteligjencë artificiale, që do ta eliminonte korrupsionin. Si do të punojë ky mjet? Fillimisht do ta plotësojmë me ligjin për marrëdhënie pune, ligjin për furnizime publike, ligjin për ndërtim. Do t’i vendosim të gjitha planet e verifikuara detale urbanistike të qytetit dhe thjesht nuk mund të bëj gabime.”, - deklaroi kandidati i koalicionit “Përvoja për sukses” – Prilep, Zharko Boshkovski.
 
“Higjiena komunale, parqet dhe gjelbërimet duhet të dislokohen ndaj komunave dhe ato të jenë kompetente për mirëmbajtjen e tyre dhe heqjen e mbeturinave nga rrugët dhe kontejnerët. Këtë e propozoj, sepse komunat shpesh janë në sulm nga qytetarët lidhur me higjienën në lagjet e tyre, prandaj vlerësoj se pikërisht ato mund të kontribuojnë për ta tejkaluar këtë problem.”, - theksoi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit – Koalicioni “Përvoja për sukses”, Aleksandar Trajanovski.