Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, kandidatët e pavarur kërkojnë votën e qytetarëve
07.10.2025 18:08
Fushatën për zgjedhjet e 19 tetorit po e vazhdojnë edhe kandidatët e pavarur...

Fushatën për zgjedhjet e 19 tetorit po e vazhdojnë edhe kandidatët e pavarur, të cilët garojnë në disa komuna, përfshi, Kumanovën, Shkupin, Manastirin, Gostivarin dhe Strugën.
“Mos lejoni të tjerët të vendosin për ju, merrni përgjegjësi, ngrini zërin tuaj, votoni për atë që ju takon ju dhe për secilin qytetarë që ndonjëherë ndjehet i harruar. Programi ynë nuk është shkruar me premtime boshe, ajo është shënuar duke i pasur parasysh nevojat tuaja të përditshme. Rrugë më të pastra, lagje më të sigurta, shërbime funksionale publike, vendime transparente.”, - deklaroi kandidati për kryetar komune në Kumanovë, Goran Stojkovski.
“Manastiri duket si një deponi e madhe. Mendoj se si kryetare patjetër të kthehet shkëlqimi i qytetit. Në ditët e para, nuk them në muajt e parë, ajo që duhet bërë është qyteti të pastrohet nga mbeturinat. Urgjentisht në komunën e Manastirit, në ndërmarrjet publike dhe institucionet që janë në kompetencë të Komunës së Manastirit, të aplikohet departizim i plotë, përkatësisht ajo që quhet profesion tek të rinjtë të vlerësohet më shumë.”, - theksoi kandidatja e pavarur për kryetare të Manastirit, Gabriela Ilievska.
“Vetura e famshme “Audi” do të shitet dhe në vend të asaj veture do ta shfrytëzoj veturën time si kryetar komune, që të kursehet në atë pjesë. Hap pas hapi do të vijmë te rreth një milion euro për katër vite, jo që janë shumë, por nuk janë edhe pak, mund të bëjmë diçka për të rinovuar.”, - u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra.
“Premtojmë dhe do ta realizojmë projektin e shumëfolur, spitali i qytetit të Kërçovës, i notarizuar, me afate, i domosdoshëm për çdo familje të qytetarit të Kërçovës. Unë dhe ekipi im jemi të bindur se ne do të jemi në raundin e dytë. Besojmë se do të fitojmë. Dy kandidatët tjerë shqiptarë janë shumë më të mirë se kundërkandidati ynë i përbashkët maqedonas, që vjen prej VMRO-së.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar komune në Kërçovë, Shkodran Alili.
“Platformën e zhvillimit të kapitalit njerëzor, do të ofrojmë mundësi të barabarta për zhvillimin e profesional dhe personal për të gjithë të rinjtë. Ky është përmes një koncepti që quhet arsim joformal. Arsimi joformal ka të bëjë me trajnime, ka të bëjë me mentorime, ka të bëjë me punë praktike të garantuar për çdo nxënës të shkollave të mesme, i cili merr një drejtim profesional dhe i garantohet të ketë praktikë tremujore.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Gostivarit, Visar Ademi.
“Dhimbja më e madhe për qytetarët e Shkupit e jo vetëm e Kisella Vodës është ajri i ndotur, ndërsa shkaktari kryesor është ndërmarrja e çimentos. Nëse bëhem kryetar komune, e para që do të bëj është dislokimi i saj, sepse Shkupi nuk duhet të jetë zonë industriale, por vend i denjë për të jetuar qytetarët.”, - u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Shkupit, Aleksandar Rashkoviq.
