Maqedoni
Kumanovë, vazhdon solidarizimi, Komuna e Tetovës ndan 10.000 euro
22.05.2015 17:20
Në kohën kur po bëhen aktivitete të shumta për normalizimin e jetës, në “Lagjen e trimave”...

Në kohën kur po bëhen aktivitete të shumta për normalizimin e jetës, në “Lagjen e trimave” pareshtur po arrijnë ndihma si nga vise të ndryshme të Maqedonisë, por edhe nga diaspora, me qëllim të solidarizimit me banorët e “Lagjes së trimave”.
Edhe sot derisa po qëndronim në lagje, objektivi i kamerës sonë regjistroi momente bamirësie e solidarizimi me popullatën e këtushme.
Ndërkaq, në seancën e 24-tërt të Këshillit Komunal të Tetovës edhe Komuna e Tetovës ka ndarë 10.000 euro për qytetarët e “Lagjes së trimave”, mjete këto që janë të mirëseardhura për banorët e dëmtuar kumanovarë.
NEXHAT AQIFI
