Vazhdon fushata zgjedhore, kandidatët në garë për besimin e qytetarëve
Në ditën e dhjetë të fushatës zgjedhore...

Në ditën e dhjetë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë aktivitetet e tyre në terren përmes tubimeve dhe takime të drejtpërdrejta me qytetarët në disa qytete dhe komuna në të gjithë vendin.
Koalicioni VLEN dhe AKI prezantojnë programin e tyre zgjedhor përmes konferencave për shtyp dhe takimeve me qytetarë.
VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të prezantojnë kandidatët e tyre në Sopishtë, Shuto Orizarë, Butel dhe Karposh, ndërsa LSDM vazhdon fushatën e saj në Dollnen, Krivogashtan dhe Prilep.
E Majta njoftoi aktivitete në komunat Aerodrom dhe Qendër. Fushata për zgjedhjet lokale përfundon më 17 tetor në mesnatë, pas së cilës do të fillojë një heshtje 24-orëshe para zgjedhjeve të 19 tetorit. Raundi i dytë do të mbahet më 2 nëntor.
