Ministria e Shëndetësisë: Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

08.10.2025 12:37

Ministria e Shëndetësisë njofton...

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sot fillon regjistrimi për vaksinimin falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë, të cilat mund të paraqiten duke plotësuar aplikacionin në faqen vakcinacija.mk.

Me vaksinimin falas përfshihen kategoritë në rrezik të popullsisë: personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e strehuar në institucionet e mbrojtjes sociale për të moshuarit dhe të punësuarit në këto institucione.

“Interesi i qytetarëve për vaksinimin falas kundër gripit sezonal po rritet çdo vit, gjë që tregon vetëdije gjithnjë e më të madhe për rëndësinë e mbrojtjes nga gripi dhe njëherazi e konfirmon sërish nevojën e kësaj mase parandaluese. I ftoj qytetarët, veçanërisht ata që i përkasin kategorive të rrezikuara, që të mbrojnë me kohë shëndetin e tyre. Këtë vit ministria ka siguruar numrin më të madh historik të vaksinave kundër gripit sezonal – 80.000 doza të vaksinës katërvalente nga prodhuesi i njohur “Abot” nga Holanda.”,  theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.