Shembet një ndërtesë në qendër të Madridit

08.10.2025 13:20

Të paktën katër persona kanë vdekur...

Të paktën katër persona kanë vdekur nga shembja e një ndërtese 6-katëshe në qendër të Madridit. Shërbimet spanjolle të emergjencës kanë nxjerrë trupat e viktimave nën rrënojat ndërtesës që u shemb në kryeqytetin spanjoll derisa po rikonstruktohej në një hotel, kanë njoftuar autoritetet lokale.

Viktimat janë identifikuar si tre burra, nga 30 dhe 50 vjeç nga Ekuadori, Mali dhe Guinea-Konakri, të punësuar në vend si punëtorë ndërtimi, si dhe një grua 30-vjeçare, arkitekte e projektit të rinovimit.

Trupat e tyre janë gjetur gati 15 orë pas shembjes së ndërtesës në një operacion kërkim-shpëtimi ku policia dhe zjarrfikësit përdorën dronë dhe qen.

Tre punëtorë të tjerë ndërtimi kanë mbetur të lënduar. I pyetur për shkaqet e katastrofës, kryebashkiaku pranoi se nuk ishte ende në gjendje të përgjigjej.

“Policia po kryen një hetim që do të na lejojë të kuptojmë saktësisht se cilat ishin shkaqet.”, tha ai.