Shkup, fillon Samiti dyditor i Sigurisë “Adria”

08.10.2025 15:20

Shkupi, nikoqire i samitit dyditor të sigurisë “Adria”....

Shkupi, nikoqire i samitit dyditor të sigurisë “Adria”, ku mbi 2.000 pjesëmarrës kanë mundësinë të diskutojnë rreth teknologjive më të reja dhe sfidat aktuale. Në fokus temat nga kibernetika, siguria, inteligjenca artificiale dhe automatizimi, për të cilat do të debatojnë ligjërues nga rajoni dhe vendet tjera ndërkombëtare.

“Është shumë me rëndësi që si aktorë në industri të bashkëpunojmë. Të takohemi, diskutojmë për teknologjitë e reja dhe bashkë me të edhe për sfidat e reja. Samiti është vend i vërtetë për profesionistët dhe sigurinë e industrisë në rajon.”, - deklaroi Leo Leovit nga Samiti i Sigurisë “Adria”.

“Presim rreth dy mijë të pranishëm nga mbi 40 shtete nga bota. Kemi gjithsej 110 ekspozues. Ftojmë qytetarët e Shkupit dhe Maqedonisë që të na shoqërojnë këto ditë nëse kanë mundësi, të jenë me ne dhe ta shijojnë programin e konferencës, ku do të performojnë 50 ligjërues nga 35 vendet botërore.”, - theksoi kryetari i Këshillit Organizativ, Mahir Hoxhiq.

Kjo konferencë mundëson rrjetëzim të biznesit, ekspozimin dhe shërbimin e firmave, njohjen me oferta të reja. Samiti synon njohuri për  të ardhme më të sigurt, njohjen e risive teknologjike, që përcaktojnë praktikat e sigurisë dhe ofrojnë zgjidhje për sfidat bashkëkohore. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)