Kulturë

Kulturë, pakënaqësia me pagat gjen drejtësi

08.10.2025 15:57

Është miratuar padia e parë nga 800 paditë e ngritura nga punonjësit në sektorin e kulturës...

Është miratuar padia e parë nga 800 paditë e ngritura nga punonjësit në sektorin e kulturës në lidhje me llogaritjen e pagave të tyre, njofton  Sindikata e Kulturës së Maqedonisë. Ajo informoi në një konferencë për shtyp para godinës së Ministrisë së Kulturës, duke e konsideruar këtë si një fitore të parë për dinjitetin e punonjësve të sektorit të kulturës dhe themel për paditë e tjera të mbetura.  
 
“U miratua padia e parë në një seri prej 800 procedurash gjyqësore  për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të kulturës. Vërtetohet se punëtorët e kulturës janë viktima të vendimeve të paligjshme dhe përllogaritjes së padrejtë të pagave. Kërkojmë që institucionet më në fund të respektojnë ligjin dhe dinjitetin e punëtorëve të kulturës. Me këtë vendim gjykata vërtetoi se të drejtat e punonjësve të kulturës janë shkelur me vendimet joligjore të miratuara për paga dhe se bazat ligjore duhet të respektohen.”, - deklaroi kryetarja e SKRM-së, Vera Atanasovska.
 
Nga SKRM gjithashtu apelojnë se 200 ankesa të tjera të punonjësve të kulturës  të  miratuara nga Bordet drejtuese të institucioneve të kulturës  dhe paditë e reja të ngritura për hendekun e pagave, shkaktojnë implikimet të tjera financiare për institucionet, andaj bëjnë thirrje deri te ministria për arritje të marrëveshjes.
 
“Sërish bëjmë thirrje për maturi dhe marrëveshje. Ministria të ulet me ne dhe të dakordohemi për zgjidhjen e problemit dhe në këtë mënyrë të shmanget kolapsi financiar i institucioneve, në këtë mënyrë institucionet nuk do të detyrohen të paguajnë kosto të mëdha gjyqësore.”, - theksoi kryetarja e SKRM-së, Vera Atanasovska.
 
SKRM adreson publikisht pyetjen se si është arritur deri tek formula për përllogaritjen e  pagës, pasi pohojnë se nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria e Kulturës, edhe pas adresimit të  shkresave  deri te ministri i Kulturës, sektori financiar dhe ai juridik i Ministrisë së Kulturës.
 
ARLINDA BAFTIU