Maqedoni

Mblidhet rijaseti, zgjidhet myftiu i Shkupit dhe sekretari i BFI-së

22.05.2015 17:31

Rijaseti i BFI-së ka zgjedhur sot myftiun e ri të Shkupit dhe sekretarin e përgjithshëm të BFI-së...

Për sekretar të përgjithshëm të Bashkësisë Fetare Islame u zgjodh Irsal Jakupi.
 
Ai ka filluar punë në BFI si imam në xhaminë e fshatit Vërtok. Më pas ka qenë asistent në FShI dhe referent në Myftininë e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar.
 
Momentalisht është duke ndjekur studimet post-diplomike në Fakultetin Filozofik në Institutin e Historisë Nacionale-dega Historia e Perandorisë Osmane.
 
Myfti i Shkupit, ndërkohë, u zgjodh Rexhep Jusufi. Ai fillimisht ka filluar të punojë si edukator në Medresenë “Isa Beu” në vitin 1986, e më pas si profesor në Medresenë “Isa Beu”-Shkup.
 
Mufti, Rexhep Jusufi, ka marrë pjesë në përpilimin e librave të gjuhës arabe për vitin e parë dhe të dytë të nxënësve të Medresesë. 
 
Rijaseti vendosi njëkohësisht që BFI ta vazhdojë aktpadinë e saj kundër akteve të dhunshme, bazuar në Kodin Penal vendor. 
 
Zgjedhjet e sotme të myftiut të ri të Shkupit dhe sekretarit të përgjithshëm të BFI-së erdhën pas ngjarjeve të dhunshme në BFI dhe pas shkarkimit të myftiut të Shkupit, Ibrahim Shabanit, dhe sekretarit të përgjithshëm të BFI-së, Afrim Tahirit.