Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, Lëvizja “E di” oferta për Qendrën dhe Kumanovën
08.10.2025 16:37
Kandidati për Komunën Qendër nga Lëvizja “E di” ka prezantuar planin për fëmijët me aftësi të kufizuara...

Kandidati për Komunën Qendër nga Lëvizja “E di” ka prezantuar planin për fëmijët me aftësi të kufizuara, gjithashtu ka premtuar fond për sipërmarrësit e rinj, me fokus te përfshirja sociale dhe zhvillimi lokal.
“Do të hapim qendra ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara, do të krijojmë programe për mbështetjen e tyre dhe përfshirje të plotë në arsim. Mbështetjen do ta zgjerojmë edhe për familjet e tyre, sepse kujdesi për më të ndjeshmit është një masë njerëzore për një shoqëri. Paralelisht do ta nxisim zhvillimin ekonomik lokal përmes një fondi për biznese të vogla dhe të mesme, me qëllim inkurajimin e sipërmarrësve të rinj dhe mbështetjen e kompanive të vogla familjare. Vetëm kështu do të ndërtojmë një komunë që do të rritet bashkë me qytetarët e saj, në mënyrë të drejtë dhe të denjë.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Komunës Qendër nga Lëvizja “E di”, Miroslav Labudoviq.
Nga lista e kandidatëve për këshilltarë në Komunën e Kumanovës premtojnë rikonstruim të plotë të bulevardeve dhe akseve kryesore rrugore.
“Komuna e Kumanovës në mandatin e ri do të vazhdojë me një fokus të fuqishëm në përmirësimin e lëvizshmërisë urbane, rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik dhe krijimin e infrastrukturës që i përgjigjet nevojave reale dhe moderne të qytetarëve. Gjatë periudhës së kaluar janë realizuar një sërë projektesh që e kanë përmirësuar sistemin e trafikut, janë rikonstruktuar rrugë dhe trotuare, janë ndërtuar rrethrrotullime, është vendosur sinjalistikë moderne dhe është futur transport publik falas. Të gjitha këto masa kanë kontribuar që Kumanova të jetë një shembull i një qyteti që ecën përpara në mënyrë të sigurt, të përgjegjshme dhe me një vizion të qartë.”, - theksoi kandidati për këshilltar nga lista e Lëvizjes “E di” në Kumanovë, Igor Lipkovski.
Nga “E Di” në Kumanovë zotohen për ndërtimin e stacioneve të autobusëve, zgjerimin e linjave të transportit publik falas, krijimin e zonave për këmbësorë dhe korsive për biçikleta, si dhe rregullimin e hapësirave të reja për parkim dhe garazhe nëntokësore.
GAZMEND KURTISHI
