Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, LSDM prezanton kandidatin në Valandovë

08.10.2025 16:44

LSDM në tribunën qytetare në Valandovë ka prezantuar kandidatin për kryetarë komune...

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në tribunën qytetare në Valandovë ka prezantuar kandidatin për kryetarë komune, Pero Kostadinov, dhe listën e këshilltarëve. Kostadinov para qytetarëve të Valandovës kërkoi mbështetje edhe për një mandat të ri për vazhdimin e zhvillimit dhe investimeve në Valandovë. Në fjalimin e tij, ai njoftoi për programe të reja me mbështetje konkrete financiare për qytetarët, që do të realizohen përmes buxhetit komunal. Valandova duhet të jetë e të gjithëve. E pensionistëve. E bujqve. E fëmijëve. E prindërve. Biznesi këtu duhet të vazhdojë të funksionojë pa presione, pa kërcënime dhe pa represione. Institucionet duhet të jenë funksionale, ndërsa paratë duhet të kthehen përsëri te qytetarët, tha kandidati për kryetar komune nga LSDM, Pero Kostadinov, në tribunën e Valandovës. Premtoi 10 milionë denarë në vit për mbështetjen e bizneseve familjare, 5 milionë denarë për klubet sportive, shoqëritë kulturore-artistike dhe organizatat qytetare, 2 milionë denarë për aktivitetet e pensionistëve, si dhe rritjen e subvencionit për të porsalindurit nga 5.000 në 30.000 denarë.
 
“Valandova do të ketë edhe një stadium qyteti, një park të madh të qytetit, pishinë dhe sallë sportive me kupolë. Valandova do të ketë vende të reja parkimi dhe rrethrrotullime. Valandova do të ketë bibliotekë të re të qytetit, do të udhëheq me mbeturinat me një metodë bashkëkohore, ku çdo familje do të selektojë mbeturina. Do të zhvillohen më tej të gjitha fshatrat dhe vendbanimet. Këto nuk janë premtime boshe, ky është vazhdim i misionit dhe vizionit për Valandovën.”, - theksoi kandidati i LSDM-së për kryetar në komunën e Valandovës, Pero Kostadinov.
 
Kryetari i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Venko Filipçe, theksoi se politika duhet të jetë një mjet për përmirësimin e jetës së njerëzve, e jo për propagandë dhe interesa personale.
 
“Do ta vazhdojmë atë që ka filluar dhe nuk do të lejojmë që Valandova të kthehet prapa. Ne me krenari qëndrojmë pas Pero Kostadinov, me krenari qëndrojmë pas listës së kandidatëve tanë, sepse fuqishëm besojmë tek ata, në punën e tyre, përkushtimin, dashurinë për këtë komunë, për lagjen e tij, për secilën rrugë, për çdo shtëpi. Ky është themeli i luftës sonë.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
LSDM mbajti tubim me qytetarët dhe prezantoi kandidatin për kryetar dhe këshilltarë në komunën e Gjevgjelisë. Kandidati për kryetar, Mile Atanasov, kërkoi mbështetje nga qytetarët duke premtuar ardhmëri më të mirë për qytetin dhe një jetë më të denjë për bashkëqytetarët tij.
 
FLORIJE KAMBERI