Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, PDSM vazhdon fushatën në Kumanovë

08.10.2025 17:01

Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoni ka vazhduar fushatën në Kumanovë...

Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoni ka vazhduar fushatën në Kumanovë, ku ka shpalosur pjesën e programit, që ka të bëjë me vendosjen e tabelave informuese. 
 
“Kemi fare pak tabela informuese, shenja të rrugëve. Nuk kemi të vendosur asnjë tabelë se ku ndodhen institucionet e rëndësishme në Kumanovë. Ku ndodhet stacioni policor, ku ndodhet komuna, ku ndodhen kishat, ku ndodhen xhamitë, ku është teatri, ku është pishina e mbyllur, ku është stadiumi?! Këtë, do të angazhohemi seriozisht ta bëjmë. Ato tabela, jo vetëm të kenë karakter informativ, që është qëllimi i parë, por edhe të kenë pak karakter estetik.”, - deklaroi kandidati për këshilltar i PDSM-së në Kumanovë, Sasha Nikoliq.