Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, Nurçevski nga PDT-ja vazhdon fushatën në Pllasnicë
08.10.2025 17:09
Nurçevski vazhdon fushatën në komunën e Pllasnicës...

Elsan Nurçevski vazhdon fushatën në komunën e Pllasnicës me synimin që të marrë postin e kryetarit të kësaj komune, për çka thotë se nuk i mungon përvoja dhe njohuritë.
“Katër vite kam qenë anëtar i Këshillit të Komunës së Plasnicës, e kam kryer funksionin e kryetarit të këshillit të Komunës së Pllasnicës. I njoh mirë rregullat, i di problemet e banorëve të Pllasnicës dhe do të gjejmë zgjidhje për të gjitha problemet që i mundojnë qytetarët e Komunës së Pllasnicës. Kemi njohuri, dije dhe kompetencë. Kemi vizion për komunë më të mirë të zhvilluar dhe shpresëdhënëse të Komunës së Pllasnicës.”, - deklaroi kandidati i PDT-së për kryetar të Pllasnicës, Elsan Nurçevski.
