Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, VLEN mbajti tubim në Vrapçisht
08.10.2025 17:25
Koalicioni VLEN ka vazhduar fushatën edhe në komunën e Vrapçishtit...

Koalicioni VLEN ka vazhduar fushatën edhe në komunën e Vrapçishtit, ku ka kërkuar përkrahje për kandidatin e saj për kryetar komune, Memet Seferi, dhe kandidatët për këshilltarë komunalë.
Duke folur para të pranishmëve, kandidati për kryetar Memet Seferi tha se Vrapçishti si një komunë me potencial të jashtëzakonshëm ka mbetur e bllokuar, e harruar dhe e shfrytëzuar nga pushteti tetëvjeçar në këtë komunë. Ai tha se ka ardhur koha për t’i thënë mjaft padrejtësisë, korrupsionit, heshtjes që blen kohë dhe shet të ardhmen e banorëve të Vrapçishtit. Seferi premtoi se nëse merr besimin do të depolitizohet administrata dhe arsimi, ndërtimi i një rrjeti funksional, kanalizimi dhe furnizim të rregullt me ujë të pijshëm. Po ashtu Seferi premtoi një ambient më të pastër dhe mbylljen e deponive të egra. Votën për Seferin dhe kandidatët për këshilltarë e kërkuan edhe liderët e këtij koalicioni, Zekirija Ibrahimi dhe Arben Fetai.
