Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, koalicioni “Përvoja për sukses” vazhdon fushatën
08.10.2025 17:41
Kandidatët e koalicionit “Përvoja për sukses” në Kumanovë dhe Shkup...

Kandidatët e koalicionit “Përvoja për sukses” në Kumanovë dhe Shkup kanë vazhduar me shpalosjen e ofertës së tyre për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
“Qytetarët e Kumanovës dëshirojnë që Kumanova të shndërrohet në qytet urban, modern, pro-evropian. Qytetarët nevojat e tyre nga sferat që janë nën ingerenca të pushtetit lokal si furnizim me ujë, grumbullimi i mbeturinave, çerdhe, shtëpi për të moshuar, parkingje, të jenë të organizuara në mënyrë moderne dhe të mirë. Që të arrihet kjo duhet shumë punë.”, - deklaroi bartësi i listës për këshilltarë Kumanovë – “Përvoja për sukses”, Toma Gligorievski.
“Qyteti i Shkupit realisht nuk ka ingerenca në aspekt të ndërtimeve pa leje, jo vetëm te objektet hotelierike, përveç dhënies së terasave. Mendoj se edhe ky është proces i komplikuar të cilin do ta thjeshtëzojmë fillimisht për hotelierët, e gjithsesi edhe procedurën nga aspekti i dhënies së lejeve për vendosjen e pajisjeve të përkohshme apo urbane. Nëse ndodhen në territorin e ndonjë komune vlerësoj se komuna duhet t’i caktojë parametrat dhe gjithsesi t’i japë ato leje.”, - theksoi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit – “Përvoja për sukses”, Aleksandar Trajanovski.
