Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, kandidatët e pavarur kërkojnë votën e qytetarëve
08.10.2025 17:56
Fushatën për zgjedhjet e 19 tetorit po e vazhdojnë edhe kandidatët e pavarur...

Fushatën për zgjedhjet e 19 tetorit po e vazhdojnë edhe kandidatët e pavarur, të cilët garojnë në disa komuna. Ata kanë shpalosur ofertën e tyre me synimin që të marrin besimin e qytetarëve.
“Ndërmarrjet publike komunale, të gjitha do t’i drejtoj. Në ndërmarrjet publike nuk do të ketë njeri që të kryesh ndonjë punë. Tani që të kryesh punë në urbanizëm, duhet të kesh njeri të njohur, që të kryesh punë në NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”, duhet të kesh njeri. Të respektuar bashkëqytetarë, nuk keni më nevojë për njerëz, unë do të jem njeriu i juaj që do t’u kryej punë për gjithçka që ka të bëjë me komptencat e komunës.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Prilepit, Lupço Dunigmallovski.
“Në program kam pothuajse 20 projekte kapitale nga të gjitha pjesët e qytetit tim apo komunës sime. Ato janë projekte, të cilat me vite kanë pritur që të realizohen, ndërsa unë si menaxher di si ti menaxhojë ato. Një nga temat kryesore të cilat i kam janë edhe njerëzit me nevoja të veçanta. Ata e kanë mbështetjen time për realizimin e të drejtave njerëzore, të garantuara me konventat ndërkombëtare dhe në përputhje me ligjet e vendit tonë, pa dallim të gjinisë dhe moshës.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Manastirit, Zoran Nikollovski.
“Të gjithë e kemi nga një familje të afërt që ka migruar ose familjar që planifikon të migrojë nga Kumanova. Gjithnjë e më shumë shkak për ikjen e popullatës nuk janë vetëm çështjet financiare, por mungesa e kushteve normale, ku ndonjë familje, sidomos familjet e reja do të përparojnë. Ne që jemi këtu, duam të mbetemi këtu, nuk dorëzohemi dhe duam të ndërtojmë tregimin e tyre në këtë qytet. Nëse nuk punojmë së bashku, për shkurt kohë do të harxhohet materiali për ndryshim.”, - u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, Goran Stojkovski.
“Si projekt kryesor do ta përmendja rregullimin e shtratit të lumit Gradska, për të cilin ka projekt të përgaditur që nga viti 2020 së bashku me UNDP-në, me qëllim që të mbrohemi nga përmbytjet. Mund të them se kemi një plan të madh urbanistik për lagjen “Gradina”, e cila është harruar nga qeverisja e tanishme lokale dhe asgjë nuk është investuar. Nëse do të investonim atje në infrastrukturë, komuna do të kishte më shumë të hyra, me çka do të investonte edhe më tepër.”, - deklaroi kandidatja e pavarur për kryetare të Prilepit, Pavlinçe Matevska.
“E para dhe më e rëndësishmja do të angazhohem që administrata e komunës të jetë maksimalisht efikase. Do të shohim se si do të jetë me propozim-ligjin e qeverisë së tanishme për uljen e numrit të administratorëve për 40%, do të shohim se si kjo do të ndikojë në punën e Komunës së Gazi Babës. Prioriteti i dytë do të jetë ekologjia dhe higjiena. Përkatësisht, do të aprovohet pilot projekt për selektimin e mbeturinave komunale dhe në reciklimin e tyre. Do të angazhohen kompani me të gjitha standardet ekologjike.”, - theksoi kandidati për kryetar të Gazi Babës nga “Era e tretë”, Vllatko Utevski.
“Do të bëj projekte nga sfera e mjedisit, do të pastrojmë mbeturinat. Mendoj se problem kryesor i komunës, por edhe shtetit është jofunksionimi i sistemit, përkatësisht partizimi i madh i institucioneve. Prandaj, projekt kryesor të cilin unë e ofroj është miratimi i një sistemi të ri zgjedhor, ku qytetarët do të jenë kryesorët dhe këshilltarët do të kthehen tek qytetarët dhe do të interesohen për nevojat e tyre e jo për nevojat e partisë.”, - u shpreh kandidati për kryetar të Gazi Babës nga “Demokratët”, Zoran Petkovski.
