Parlamenti Evropian voton për dy mocione mosbesimi ndaj KE-së

09.10.2025 11:32

Parlamenti Evropian do të votojë sot në Strasburg...

Parlamenti Evropian do të votojë sot në Strasburg për dy mocione të veçanta mosbesimi ndaj Komisionit Evropian të Ursula von der Lejen. Mocioni i mosbesimit vjen nga grupi i krahut të djathtë Patriotët për Evropën dhe E Majta ekstreme.

Presidenti i Patriotëve për Evropën, Jordan Bardella, tha se votimi kundër Komisionit Evropian është votë kundër Evropës së Makronit, kundër Evropës së Von der Lejenit dhe mbi të gjitha është një votë për mbijetesën e Evropës së kombeve të lira.”, tha Bardella, duke shtuar se BE nën udhëheqjen e Von der Lejenit po lëviz me nxitim dhe me kokëfortësi pa e ditur se ku po shkon, dhe përveç kësaj, Komisioni Evropian po vazhdon me politikën e tij të, siç e tha ai, zgjerimit qesharak.

Duke iu përgjigjur akuzave të bëra në deklaratat shpjeguese të iniciativave, Von der Lejen akuzoi kundërshtarët e BE-së se po përpiqen të nxisin përçarje dhe t’i përdorin këto përçarje kundër vetë Unionit.

Sipas saj, është presidenti rus Vladimir Putin ai që nuk e fsheh gëzimin dhe mbështetjen e tij për atë që të gjithë ndihmësit e tij në Evropë po bëjnë për të.

Kjo është vota e dytë e mosbesimit ndaj Komisionit Evropian në më pak se tre muaj, pasi eurodeputetët refuzuan një iniciativë të ngjashme nga eurodeputeti rumun i krahut të djathtë, Gjorgje  Piperea, në korrik.