Zgjedhjet lokale, partitë vazhdojnë aktivitetet në terren
Në ditën e njëmbëdhjetë të fushatës zgjedhore...

Në ditën e njëmbëdhjetë të fushatës zgjedhore, partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë t’u prezantojnë qytetarëve programet dhe kandidatët e tyre.
Koalicioni VLEN dhe AKI vazhdojnë konferencat për shtyp dhe takimet me qytetarë në të cilat shpalosen programet e tyre.
VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të prezantojnë kandidatët e tyre në Zelenikovë, Ilinden, Qendër dhe Kisella Vodë, ndërsa LSDM do të zhvillojë aktivitete në Demir Kapi, Rosoman, Kavadar dhe Negotinë.
Partia E Majta do t’u drejtohet qytetarëve në Rosoman dhe Kavadar.
Fushata zyrtarisht përfundon më 17 tetor në mesnatë, e ndjekur nga heshtja zgjedhore para votimit më 19 tetor. Raundi i dytë është planifikuar për më 2 nëntor.
