Rajon

Tiranë, Konferenca e NATO-s për mbrojtjen kibernetike

09.10.2025 14:23

Në Tiranë po mbahet konferenca e 3-të e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike...

Në Tiranë po mbahet konferenca e 3-të e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, ku marrin pjesë delegacione nga 32 vendet anëtare të aleancës. Sekretari i përgjithshëm, Mark Rute, tha se sulmet kibernetike duhet të marrin të njëjtën përgjigje si me kërcënimin e armatosur,  duke aktivizuar nenin 5 të Aleancës.
 
“Kemi kryer operacione në hapësirën kibernetike dhe kundërshtarët e dinë se shkelja e hapësirës mund të vënë në lëvizje nenin 5. Në Belgjikë ne po ngremë një qendër të integruar të kibernetikës në NATO dhe do informojë komandat e NATO-s për kërcënimet e rreziqet në hapësirën kibernetike duke përfshirë edhe infrastrukturën kibernetike dhe ushtarake. Në Hagë, në verë ramë dakord që do të arrijmë shpenzime 5% për mbrojtjen pro edhe për investime të tjera. Kjo do të thotë se mbrojtja jonë do të bëhet më e fortë dhe më rezistente ndaj kërcënimeve kibernetike.”, - deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.
 
Ndërsa kryeministri Rama u ndal tek sulmet kibernetike me të cilat u përball Shqipëria 3 vjet më parë.
 
“E pamë veten në mes të një sulmi kibernetik mjaft të keq e të gjerë që synoi infrastrukturën tonë digjitale. I mbijetuam kësaj dhe jam shumë krenar t’ju them që kemi një prej mureve mbrojtëse më të mira kibernetike mes vendeve të NATO-s. Nuk është vizionare, është diçka që lind nga nevoja më elementare e mbijetesës.”, - theksoi kryeministri, Edi Rama.
 
Rama shtoi se Shqipëria përballet çdo 3 minuta me sulme kibernetike. Vitin e kaluar u regjistruan 45 sulme kibernetike domethënëse, por pa pasoja të konsiderueshme.
 
LULJETA NDOKA