Maqedoni

46 koncesione në sektorin e minierave u ndërprenë, kriteret dhe kontrollet janë ashpërsuar

09.10.2025 14:47

Nga janari deri më 1 tetor të këtij viti janë kryer 170 inspektime të jashtëzakonshme dhe 78 inspektime të rregullta...

Nga janari deri më 1 tetor të këtij viti janë kryer 170 inspektime të jashtëzakonshme dhe 78 inspektime të rregullta në sektorin e minierave me ç’rast janë ndërprerë 46 koncesione, informoi ministrja e Energjetikës, Sanja  Bozhinovska. Sipas saj, arsyet për këtë janë mosrespektimi i dispozitave ligjore dhe masave mjedisore, mospagesa e tarifave të koncesioneve, transferimi i koncesioneve pa pëlqim dhe shfrytëzimi jashtë zonës së lejuar. Sipas ministres, të gjitha koncesionet do të shpallen publikisht dhe do të ketë kritere shumë më të rrepta në lidhje me dhënien dhe kontrollin e koncesioneve.
 
“Gjithsej 46 koncesione janë ndërprerë, që do të thotë se kemi kritere shumë të rrepta, kujdesemi për gjithçka që i përket shtetit, kemi një listë kontrolli për koncesionet e reja që kërkohen dhe për të gjithë ata që nuk kanë paguar atë që kërkohet dhe nuk i kanë shlyer detyrimet e tyre, jemi rigorozë dhe i afrohemi ndërprerjes të koncesioneve, gjë që nuk ka qenë rasti në të kaluarën, për më tepër, kemi mbledhur 40 milionë denarë nga katër kompani për pagesën e garancive bankare, ndërsa të gjithë ata që nuk do të veprojnë në përputhje me ligjet, d.m.th. kur  merret një koncesion, mbeten detyrime, dhe nëse nuk i përmbushni detyrimet tuaja, do të ketë një ndërprerje të njëanshme të koncesioneve.”, - deklaroi ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.
 
Rreth 14 inspektorë punojnë në Inspektoratin Shtetëror të Energjetikës dhe Minierave, por të paktën po aq të tjerë mungojnë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI