Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, E Majta vazhdoi fushatën në Gjevgjeli

09.10.2025 15:29

Partia E Majta ka vazhduar takimet me qytetarët e Gjevgjelisë, me ç’rast kandidati për kryetar komune të Gjevgjelisë, Toni Avramov...

Partia E Majta ka vazhduar takimet me qytetarët e Gjevgjelisë, me ç’rast kandidati për kryetar komune të Gjevgjelisë, Toni Avramov, i njoftoi qytetarët me vizionin e tij. Ai theksoi se Gjevgjelinë dëshiron ta shoh ashtu siç e duan edhe qytetarët dhe të fokusohen në projekte realisht të realizueshme.
 
“Praktikisht dëshiroj ta gjallërojmë pjesën qendrore të qytetit, pasi vlerësoj se është lënë shumë pas dore, pasi edhe vet jeni të vetëdijshëm se si duket, përkatësisht të krijojmë hapësira të gjelbra apo rrip të gjelbër rreth pjesës qendrore të qytetit. Për këtë kemi zgjidhje konkrete. Po ashtu duhet të bëjmë edhe restaurim të ndërtimeve të vjetra. Në Gjevgjeli ka 11 ndërtime të vjetra, të cilat janë mbrojtur si monumente të kulturës.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Gjevgjelisë, Toni Avramov.
 
Bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë, Nikolla Petrov, theksoi se përkrahja për Të Majtën në Gjevgjeli po rritet.  
 
“E Majta në Gjevgjeli po rritet dhe nuk do të jetë larg dita kur do të jetë parti e dytë në Gjevgjeli dhe në shtet në përgjithësi. Populli tashmë është lodhur nga 34 vjet sundim i klasës borgjeze dhe përfaqësuesve të tyre politikë, VMRO-DPMNE dhe LSDM. Është koha që pushtetin ta marrë populli në duart e tij. Koha është për pushtet politik të klasës punëtore, koha është për Të Majtën.”, - theksoi bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë, Nikolla Petrov.
 
Nga partia E Majta presin që kandidati i tyre për kryetar komune të hyjë në raundin e dytë në Gjevgjeli.
 
FITORE DEMOLLI