Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, Lëvizja “E di” vazhdon fushatën

09.10.2025 16:53

Në vend të një fushate të zezë do të raportojmë për punën e bërë dhe do të ofrojmë projekte të reja..

Në vend të një fushate të zezë do të raportojmë për punën e bërë dhe do të ofrojmë projekte të reja, njoftoi kryetari i Lëvizjes “E di”, Maksim Dimitrievski. Ai tha se lëvizja ka kandidatë cilësorë për kryetarë komunash dhe për lista këshilltarësh, ndërsa sërish e ftoi në debat ish-bashkëpartiakun e tij, Venko Filipçe. 
 
“T’i përballim argumentet, të flasim hapur para popullit për atë që është më e shenjta për ne, shtetin tonë, identitetin tonë, të ardhmen tonë. Këto ditë po marr qindra mesazhe nga anëtarët dhe mbështetësit tanë, njerëz që flasin për biseda, ‘paralajmërime’ dhe presione. Dhe e gjithë kjo nën direktivën e Venko Filipçes dhe udhëheqjes aktuale të LSDM-së. Nuk do t’ia dilni! Anëtarët tanë nuk frikësohen!”, - deklaroi kryetari i Lëvizjes “E di”, Maksim Dimitrievski.
 
Lëvizja “E di”, ndërkohë promovoi platformën e parë interaktive me inteligjencë artificiale në politikën maqedonase “ZnamGPT: Pyete kryetarin e komunës”.   
 
“Sot nuk promovojmë vetëm një produkt digjital – promovojmë një mënyrë të re të të bërit politikë. Politikë që dëgjon. Politikë që përgjigjet. Politikë që nuk fshihet pas justifikimeve, por qëndron pas së vërtetës. Nëpërmjet këtij mjeti, qytetarët do të kenë qasje në informata për projektet dhe planet lokale, të dhëna për infrastrukturën, urbanizmin dhe shërbimet publike, si dhe për vizionin e kandidatëve për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëkohor të qyteteve.”, - theksoi Maja Ristova Mutllullar nga Lëvizja “E di”. 
 
Me këtë inovacion, Lëvizja “E di” mundëson një dialog të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë ndërmjet qytetarëve dhe kandidatëve për kryetarë komunash të kësaj lëvizjeje. 
 
ERSAN PAJAZITI