Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, partitë në pushtet vazhdojnë fushatën
09.10.2025 17:07
Fushatën për zgjedhjet e 19 tetorit e ka vazhduar edhe kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti...

Fushatën për zgjedhjet e 19 tetorit e ka vazhduar edhe kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti.
Ai në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ka prezantuar programin e tij për ringjalljen e Çarshisë, me synimin për ta ngritur në rangun e një atraksioni të lartë turistik evropian. Vizioni i Mexhitit është që Çarshia të bëhet një qendër prosperuese e kulturës, turizmit dhe ekonomisë. Ai premtoi restaurim të kalldërmave, restaurim të rrugëve, rinovim të fasadave dhe ndriçim modern rrugor.
Ndërkohë Boban Stevkovski, kandidati i VMRO-DPMNE-së për mandat të dytë në krye të Komunës së Gazi Babës ka qëndruar në Hasanbeg, ku ka theksuar angazhimin e tij për përmirësimin e infrastrukturës, si dhe ndërtimin e çerdheve në Trubarevë dhe Inxhikovë. Fushatën në kërkim të mbështetjes për kandidatët e saj për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë po e vazhdon edhe Lëvizja “E di”.
