Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, Koalicioni “Përvoja për sukses” vazhdon fushatën

09.10.2025 17:26

Koalicioni “Përvoja për sukses” ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Komunën e Karposhit dhe Qytetin e Shkupit...

Koalicioni “Përvoja për sukses” ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Komunën e Karposhit dhe Qytetin e Shkupit, duke prezantuar ofertën e tyre për qytetarët. 
 
“Kemi shumë investime në ndërtimin e garazheve në kate, në këtë pjesë ku ndodhemi tani një garazh në kate, e cila do të sigurojë 100 vendparkime. Te Ministria e Ekonomisë po ashtu garazh në kate me 150 vendparkime. Në Karposh 1 kemi projekt të përgatitur, ai duhet të realizohet i pari, një garazh në kate me 150 vendparkime, në Karposh 2 parashihet garazh në kate në pjesën e Fakultetit të Makinerisë.”, - deklaroi bartësja e listës nga “Përvoja për sukses” –Karposh, Dobrilla Andonovska.
 
“E dimë se posta shtetërore me dekada punon me humbje dhe më tragjikja edhe objekti një prej ndërtimeve më markante po shkatërrohet dhe është lënë në dhëmbin e kohës. Këtë objekt parashohim ta marrë Qyteti i Shkupit, ku do të vendoset inspektorati kryesor i qytetit, si dhe qendra kryesore e planifikimit, që do të parashihet me të gjitha planet urbanistike, planet detale dhe plani gjeneral urbanistik.”, - theksoi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga Koalicioni “Përvoja për sukses”, Aleksandar Trajanovski.