Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, Useinov vazhdon fushatën në Konçe
09.10.2025 17:35
Fakri Useinov nga Partia Demokratike Turke vazhdon fushatën parazgjedhore...

Fakri Useinov nga Partia Demokratike Turke vazhdon fushatën parazgjedhore në kërkim të përkrahjes së qytetarëve për kryetar të komunës së Konçes.
“Probleme me rrjetin e kanalizimit që mungon në shumë fshatra. Përkrahje për bujqit lokalë, shërbime këshillëdhënës, grumbullim të prodhimeve bujqësore, zona të vogla të biznesit për ndërmarrësi lokale, renovim të shkollave dhe sallave sportive, pajisjen e kabineteve digjitale, përkrahje për manifestime kulturore dhe ngjarje rinore, përkrahje të klubeve lokale dhe shoqatave, organizimin e ngjarjeve sportive, turnirëve për të rinj dhe amatorë.”, - deklaroi kandidati i PDT-së për kryetar të komunës së Konçes, Fakri Useinov.
