Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, kandidatët e pavarur vazhdojnë fushatën

09.10.2025 17:54

Kandidatët e pavarur dhe partitë jashtë parlamentare vazhdojnë fushatën...

Kandidatët e pavarur dhe partitë jashtë parlamentare vazhdojnë fushatën duke kërkuar përkrahjen e qytetarëve në qytetet ku garojnë për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë.
 
“Si kryetare e ardhshme e Manasitirit, garantoj se secili kuadër joadekuat, do të thotë flas për atë se nëse është mjek, vendin e ka në spital, nëse është arkitekt, dihet se ku e ka vendin. Nuk mundet që ndërmarrjet publike të  jenë në borxh të lartë, në humbje të madhe. Është e pakuptueshme për mua se si mundet që një ndërmarrje publike të jetë në borxh aq të madh, pra kjo flet për partizim dhe për punësim joadekuat.”, - deklaroi kandidatja për kryetare të Komunës së Manastirit nga “Era e tretë”, Mirjana Mirçevska. 
 
“Rregullimi i shtratit të lumit, jo të rregullohet si një shtrat lumi i zakonshëm, por përkundrazi të hapet vend për parkingje. Ato vende të parkingut do të jenë të mbuluara sipër me panele solare, të cilat do të prodhojnë energji elektrike. Gjithashtu zotohem për ndërtimin e teatrit, ndërtimin e një kinemaje në shtëpinë e kulturës “Marko Cepenkov”, modernizimin e të njejtës, rregullimin e zërimit, e kështu me radhë.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Prilepit, Borçe Çupetreski. 
 
“Duhet të merremi më shumë me infrastrukturën parashkollore, do të duhet ta përmirësojmë goxha ndjeshëm, duke filluar nga bankat shkollore, nga tualetet deri te digjitalizimi si proces që fëmijët tanë mos të shkruajnë më me shkumës, por të shkruajnë me Ipad ose tabletë, që të mund të jenë edhe ata pjesë e proceseve bashkëkohore të mësimdhënies. Edukimi i transformuar është goxha i rëndësishëm, sepse do të zhvillojë mendimin kritik te nxënësit, sepse mendimi kritik e çon njeriun të ketë ambicie.”, - u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi. 
 
“Emëruesi i përbashkët i problemeve në të gjitha fshatrat është uji dhe kanalizimi dhe përveç katër fshatrave që i kemi konsumuar si zgjidhje, e kanë zgjidh problemin e ujit dhe kanalizimit, të gjithë fshatrat tjera kanë nevojë për ndryshim ose për realizim të projekteve të ujit dhe kanalizimit, pasi disa prej tyre pjesërisht e kanë zgjidhur.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar komune, Mendi Qyra. 
 
“Do të ketë investime të shumta, duke sjell internet të shpejtë nëpër shkolla, duke fut teknologji nëpër shkolla, besoj që do ta aplikojë që higjiena dhe pastërtia në tualetet e shkollave të jetë në maksimal. Realizimi i një çerdhe në qytetin e Strugës, sepse e dijmë që në aplikimin e fundit, 400 fëmijë për t’u regjistruar në çerdhet e Strugës.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Besnik Asani.
 
“Do të luftojmë për arsimim falas parashkollor, arsimin e mesëm e shohim në modelin e arsimit dual dhe të gjithë nxënësit më të mirë të shkollave të mesme të jenë me prioritet gjatë punësimit në sektorin ekonomik, konkretisht sektorin real, ashtu që ajo do t’i ndihmojë edhe ekonomisë së komunës, por edhe të shtetit.”, - u shpreh bartësi i listës nga Koalicioni “Ardhmëri e gjelbër” – Shtip, Millço Smiljanov.