Tërmet 7.4 ballë godet Filipinet, autoritetet paralajmërojnë për cunami

10.10.2025 10:25

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë...

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë goditi brigjet jugore të Filipineve duke shkaktuar të paktën një viktimë, ndërprerje të energjisë, evakuime masive dhe paralajmërime për cunami në Filipine dhe Indonezi.

Qytetet bregdetare në Filipinet qendrore dhe jugore u urdhëruan të evakuoheshin për shkak të rrezikut për valë mbi një metër mbi nivelin e zakonshëm të baticës. Autoritetet paralajmëruan se valët mund të ishin “shkatërruese dhe kërcënuese për jetën”.

Spitalet në zonë trajtuan pacientët jashtë ndërtesave, mes frikës për pasgoditje. Gazetarët raportuan panik të përhapur, ndërsa automjetet ndaleshin dhe njerëzit dilnin jashtë ndërtesave gjatë lëkundjeve. Tërmeti ndodh vetëm një javë pasi një tërmet 6.9 ballë goditi Cebun, duke lënë 74 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Afro 80.000 persona u zhvendosën nga ai tërmet, një prej më të rëndëve në vitet e fundit.