Java e fundit e fushatës zgjedhore, partitë premtojnë jetë më dinjitoze

10.10.2025 11:57

Fushata zgjedhore po hyn në fazën e saj të fundit...

Fushata zgjedhore po hyn në fazën e saj të fundit. Kanë mbetur shtatë ditë deri në heshtjen zgjedhore para zgjedhjeve që do të mbahen më 19 tetor. Aktivitetet zgjedhore të partive vazhdojnë dhe sot.

Koalicioni VLEN dhe AKI vazhdojnë me prezantimin e programit të tyre përmes konferencave për shtyp dhe takimeve me qytetarët. Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të jetë në pjesën jugore të vendit me tubime dhe takime me qytetarë në Dojran, Vallandovë, Bogdancë dhe Gjevgjeli. LSDM-ja sot do të vizitojë disa nga komunat e Shkupit dhe komunën e Bërvenicës në Tetovë.

Karvani i LSDM-së do të jetë në Sopishtë, Gjorçe Petrov dhe Gazi Babë.

Aktivitetet zgjedhore në Manastir janë planifikuar nga partia politike E Majta.

Konferencë për shtyp sot do të mbajë edhe Lëvizja për të Lirë dhe të Pavarur.