Dakordohet pjesa e parë e armëpushimit në Gazë

10.10.2025 12:07

Izraeli ka miratuar fazën e parë të marrëveshjes për Gazën...

Izraeli ka miratuar fazën e parë të marrëveshjes për Gazën, e cila do të çojë në një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, thane nga  zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Si pjesë e marrëveshjes, ushtria izraelite duhet të tërhiqet në një vijë që do ta lërë atë nën kontroll të rreth 53% të Gazës – Hamasi duhet të lirojë 20 pengje të gjalla brenda 72 orëve.

Kjo ujdi fillestare është e para në kuadër të planit të paqes prej 20 pikash të presidentit amerikan për të vendosur paqe në Gazë. Por, ende  duhet të negociohet në fazat e mëvonshme të marrëveshjes: Hamasi dëshiron një shtet palestinez dhe më parë ka thënë se do të çmilitarizohet vetëm pasi të jetë vendosur kjo

Grupi gjithashtu ka thënë se dëshiron të ketë një rol në Gazë si pjesë e “një lëvizjeje të unifikuar palestineze”, por plani i Trampit, siç është, ndalon në mënyrë të qartë përfshirjen e Hamasit. Netanjahu nuk dëshiron që autoriteti palestinez të përfshihet dhe ai duket se kundërshtoi përfshirjen e autoritetit palestinez në Gazën e pasluftës, derisa qëndroi pranë Trampit javën e kaluar.

Ndërkohë tërheqja e plotë e Izraelit nga Gaza është ende e paqartë.