Kosovë, seancë për konstituimin e Kuvendit
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës...

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka filluar rreth 40 minuta me vonesë, pasi ishte thirrur për orën 10:00. Në këtë seancë pritet zgjedhja e nënkryetarit serb, i cili e ka mbajtur peng konstituimin e Kuvendit.
Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, ka folur mbi mundësinë që ai të kandidojë për postin e nënkryetarit të Kuvendit. Ai tha se është i gatshëm të marrë këtë përgjegjësi, nëse arrin t’i sigurojë votat e nevojshme.
“Marrëveshja nuk varet prej meje sa u përket votave, por nëse vjen radha ime, siç gjithmonë kam thënë, besoj se jam për dikë i përgjegjshëm. Nëse votojnë për mua, normal që do ta marr detyrën në formën e përgjegjësisë. Po pres të ketë edhe parti të tjera politike që japin votë.”, tha Rashiqi.
