Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, Lëvizja “E di” aktivitete në Kumanovë dhe Qendër

10.10.2025 13:18

Kandidati për qytetin e Kumanovës nga Lëvizja “E di” Maksim Dimitrievski vlerëson se Kumanova ka nevojë për ndryshim të prekshëm...

Kandidati për qytetin e Kumanovës nga Lëvizja “E di” Maksim Dimitrievski vlerëson se Kumanova ka nevojë për ndryshim të prekshëm, ai zotohet për qytet më të pastër, mirëqenie më të lartë, përfshirje aktive të të rinjve dhe mundësi të njëjtë për zhvillim të barabartë të   komuniteteve.
 
“Përmirësimin i cilësisë së jetës, uljen e numrit të deponive të paligjshme, mirëmbajtjen e përditshme të higjienës në qytet, pjesëmarrjen aktive të të rinjve në punën dhe funksionimin e përditshëm të qytetit dhe  sigurisht, vëmendje ndaj komunitetit rom, si një nga bashkësitë më të rëndësishme në qytet, emancipimin e tyre dhe përmirësimin e mëtejshëm të jetës së tyre, si dhe krijimin e më shumë hapësirave për edukim dhe pjesëmarrje aktive.”, - deklaroi kandidati nga Lëvizja “E di” për qytetin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
 
Kandidati për kryetar të Komunës Qendër nga Lëvizja “E di”, i mbështetur edhe nga VMRO-DPMNE, prezantoi vizionin e tij për një Qendër moderne dhe të gjallë.
 
“Vizioni im është i thjeshtë, Qendra që merr frymë, Qendra, ku nënat ecin të qeta me fëmijët e tyre, ku të moshuarit ulen nëpër ulëse dhe flasin se më në fund dikush ka bërë diçka për ta, jo për veten. Qendra, ku kultura kthehet nëpër rrugë, ku shkollat ndriçojnë, ku të rinjtë kanë arsye të qëndrojnë, jo të ikin. Qendër me parkingje me kate, me sistem “smart” parkimi, me trotuare të pastra dhe rrugë të ndriçuara.”, - theksoi kandidati për kryetar të Komunës Qendër nga Lëvizja “E di”, Miroslav Labudoviq.
 
Nga Lëvizja “E di” me kritika për kryetarin e deritanishëm të Komunës Qendër, i cili, sipas tyre, në katër vite me premtime, nuk dhanë asnjë rezultat.
 
GAZMEND KURTISHI