Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, E Majta aktivitete në Aerodrom e Kavadar

10.10.2025 13:47

E Majta fushatën zgjedhore e ka vazhduar në komunën të Aerodromit...

E Majta fushatën zgjedhore e ka vazhduar në komunën të Aerodromit, ku ka prezantuar disa pika programore, që kanë të bëjnë me higjienën komunale dhe ajrin e ndotur. Marjan Dimitriev nga E Majta thotë se edhe pse nga buxheti komunal janë ndarë mjete për këtë çështje, qyteti ka vazhduar të jetë i papastër. 
 
“Prioritet i kësaj  fushate është një komunë e pastër.  Kemi parë se si në të kaluarën janë shpenzuar më shumë se 3 milionë euro për kompanitë private të pastrimit dhe as që vijnë të pastrojnë. Qëllimi ynë është i thjeshtë, do të bëjmë riorganizim të ndërmarrjes publike në kuadër të komunës dhe mjetet e njëjta do të shpenzohen për t’u investuar në ndërmarrjen publike për të blerë makineri dhe për punësim të personave të rinj, të cilët do ta pastrojnë qytetin për çdo ditë.”, - deklaroi kandidati për kryetar në Komunën e Aerodromit nga E Majta, Marjan Dimitriev.
 
E Majta në Kavadar ka kërkuar votën e qytetarëve për listën e këshilltarëve komunalë.
 
“Apeloj që në këto zgjedhje të mos jepet pushtet i plotë në duart e VMRO-DPMNE-së, një herë ndodhi dhe e pamë se çfarë pasojash ka me betonizim të plotë dhe me një tërbim në funksionimin e urbanizmit në Kavadar dhe për këtë gjë e kërkojmë mbështetjen e qytetarëve në këto zgjedhje. Përskaj luftës institucionale ne në 4 vitet e kaluar kemi bërë dhe luftë jashtinstitucionale.”, - deklaroi bartësi i listës për këshilltar në Kavadar nga E Majta, Krume Bogoevski.                                                                                  
Në seksionin e projekteve kapitale, për Aerodromin dhe Kavadarin E Majta premton projekte infrastrukturore, investim në sferën e mjedisit, krijim të vendeve të reja të punës dhe investim në sektorin e arsimit. 


GAZMEND REXHEPI