Maqedoni
Simpozium për kancerin e gjirit, zbulimi dhe trajtimi i hershëm shëron kancerin
10.10.2025 14:04
Muaji tetor është muaji i senzibilizimit kundër kancerit të gjirit, me këtë rast “Axhi Badem Sistina” dhe shoqata “EZRA”...

Muaji tetor është muaji i senzibilizimit kundër kancerit të gjirit, me këtë rast “Axhi Badem Sistina” dhe shoqata “EZRA”, mbajtën simpozium duke ndarë përvojat më të reja të avancuara drejt ekzaminimit të hershëm dhe trajtimeve më të avancuara të kancerit të gjirit.
“Ajo që është më e rëndësishme që në këtë simpozium do të ketë një panel që u dedikohet veçanërisht pacientëve, ku do të mund të shprehin shqetësimet e tyre dhe të ndajnë përvojat e tyre duke kërkuar konsultime nga mjekët që i kemi këtu dhe të gjitha konsultimet dhe shqetësimet që do t’i kenë ata mund t’i ndajnë me mjekët për të cilët ato kanë nevojë dhe kjo është e rëndësishme për ne si shoqatë që të sjellim gjithë këta mjekë me përvojën e tyre, dijen më afër pacientëve.”, - deklaroi Liridona Beqiri nga Shoqata “EZRA”.
“Karcinomi i gjirit çdo ku në botë, por edhe tek ne është në rritje, ndërsa rritja më e theksuar është tek popullata më e re dhe kjo shkaku që sot të pyesim seriozisht dhe të punojmë në zgjidhjen e këtij problemi. Ngjarja e sotme kthehet në qasje multidisiplinare të metodave të reja në diagnostikimin dhe shërimin e kancerit të gjirit, me qëllim që të bëhemi më mirë, çdo ditë dhe më herët të zbulojmë kancerin e gjirit dhe të mundësojmë shërim efikas dhe të plotë.”, - deklaroi radiologia, Maja Capova.
“Në parim varet më shumë në cilën fazë zbulohet sëmundja, prandaj them që të gjitha përpjekjet e sistemit shëndetësor janë të drejtuara në zbulim të hershëm, në anën tjetër kemi paciente që edhe në faza më të avancuara e kanë zbuluar kancerin e gjirit dhe kanë arritur me sukses të shërohen, por kjo kërkon përpjekje më të mëdha, me trajtime më të rënda. Mendoj që ka vend për optimizëm. Kanceri i gjirit është shenjë e luftës serioze dhe nuk d.m.th. që kjo luftë do të humbë.”, - theksoi kirurgu, Andrea Arsovski.
Simpoziumi për sensibilizimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit iu bashkëngjitën edhe mjekë nga Shqipëria dhe Turqia.
“Duke e kapur këtë sëmundje sa më herët, sigurisht që ne rrisim shanset për t’u shëruar sëmundja, rrisim jetëgjatësinë e grave dhe u japim atyre një mundësi për t’u trajtuar në mënyrë sa më pak vulnerabël. Është një sëmundje që vjen vazhdimisht duke u shtuar në numra, por për fat të keq edhe duke u ulur sëmundshmëria në mosha, pra ne kemi vitet e fundit vajza shumë të reja me këtë sëmundje dhe kjo ngre një shqetësim të madh social, shtetëror dhe mjekësor.”, - theksoi radiologia nga Shqipëria, Albana Shahini.
“Ne diskutojmë së bashku trajtimin e kancerit të gjirit dhe siç e dini, zbulimi i hershëm është shumë i rëndësishëm për kancerin e gjirit, sepse nëse detektohet faza e hershme, shpëtohet jeta e pacientes.”, - u shpreh një mjek nga Turqia.
Sipas statistikave, në vendin tonë çdo vit diagnostikohen nga 1.200 raste të reja me kancer të gjirit.
VLORA LATIFI TOPOJANI
