Maqedoni
Zgjedhjet lokale, Avokati i Popullit: Fëmijët, larg abuzimit politik
10.10.2025 14:44
Seksioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës dhe Personave me Aftësi të Kufizuara pranë Avokatit të Popullit...

Seksioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës dhe Personave me Aftësi të Kufizuara pranë Avokatit të Popullit, rikujtojnë pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale të vitit 2025, që të mos përfshijnë fëmijët në çfarëdo aktiviteti politik. Sipas tyre, keqpërdorimi i tyre paraqet formë të papranueshme të instrumentalizimit të fëmijës dhe shkelje të dinjitetit të tyre dhe të së drejtës për mbrojtje nga ndikimi politik që garantohet me Konventat për të Drejtat e Fëmijës, Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, si dhe me Kodin Zgjedhor.
“Avokati i Popullit sugjeron se fëmijët nuk mund të shfrytëzohen për të promovuar parti politike, kandidatë apo programe, as nuk mund të shfaqen në video, paraqitje publike ose materiale promovuese në kontekstin e ndonjë fushate. Në këtë drejtim, Avokati i Popullit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor të përmbahen nga çdo prani ose paraqitje e fëmijëve në fushatat e tyre dhe inkurajon prindërit dhe publikun të raportojnë raste të tilla tek Avokati i Popullit ose autoritetet kompetente, me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të fëmijëve. Avokati i Popullit do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të veprojë sipas të gjitha informacioneve apo ankesave që lidhen me shkeljet e mundshme e të drejtave të fëmijës në procesin zgjedhor.”.
Avokati i Popullit mundëson edhe raportimin e shkeljes së të drejtës së votës në linjën telefonike falas, 0800 54321. Organi që mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve fton të rriturit që betejën politike mos ta zhvillojnë përmes fëmijëve.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
