Ja 20 kombëtaret që e kanë siguruar kualifikimin në Botërorin 2026

10.10.2025 14:59

Me Algjerinë rritet në 20 numri i kombëtareve...

Me Algjerinë rritet në 20 numri i kombëtareve të kualifikuara edhe zyrtarisht në Botërorin 2026.

Gjithsej, në Kupën e Botës në vitin që vjen do të marrin pjesë 48 ekipe, që nënkupton se janë edhe 28 vende të lira.

Nga Evropa, në garën që do të mbahet vitin tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada e në Meksikë, do të marrin pjesë gjithsej 16 kombëtare.

Më poshtë mund ta shohim listën e Kombëtareve që e kanë siguruar pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm.

VENDET MIKPRITËSE

Kanadaja

Meksika

SHBA

 

AZIA

Australia

Koreja e Jugut

Japonia

Jordania

Irani

Uzbekistani

 

AFRIKA

 

Algjeria

Egjipti

Maroku

Tunizia

 

AMERIKA E JUGUT

 

Argjentina

Brazili

Kolumbia

Ekuadori

Paraguai

Uruguai

 

OQEANIA

 

Zelanda e Re