Maqedoni
Qeveria iu lëshon 100 mijë denarë banorëve të Lagjes së Trimave
23.05.2015 12:20
Në pajtim me vendimin e Qeverisë, Komisioni për vlerësimin e dëmeve doli në terren dhe bëri evidentimin e familjeve dhe dëmeve të shkaktuara gjatë aksionit policor në Kumanovë...

Nga 125 familjet e pastreha të evidentuara në Kumanovë, për 122 prej tyre janë lëshuar 100 mijë denarët e parë. Lajmi është konfirmuar nga Kreu i Komisionit për Verifikimit të Dëmeve, Ejup Alimi. Ai tha se paratë janë tashmë në xhirollogaritë e qytetarëve.
“Në pajtim me vendimin e Qeverisë, Komisioni për vlerësimin e dëmeve doli në terren dhe bëri evidentimin e familjeve dhe dëmeve të shkaktuara gjatë aksionit policor në Kumanovë. Tani ka filluar edhe pagesa për ato familje që kanë pësuar dëme, si ndihmë fillestare prej 100 mijë denarësh që do t’iu shërbejë për nevojat e tyre”, tha per TVM2, Ejup Alimi, Kryetar i komisionit për verifikimin e dëmeve.
