Ishujt Faroe “shkelin” Malin e Zi
10.10.2025 15:23
Ishujt Faroe kanë fituar thellë 4:0 ndaj Malit të Zi...

Ishujt Faroe kanë fituar thellë 4:0 ndaj Malit të Zi të enjten mbrëma. Nga dy gola në fitoren e Ishujve Faroe i shënuan Hanus Sorensen (16’, 55’) dhe Arni Frederiksberg (36’, 72’ pen.).
Takimi Ishujt Faroe – Mali i Zi i takoi grupit L. Driton Camaj u inkuadrua në fushë në minutën e 66-të, kurse Marko Tuçi mbeti në stol.
Edhe ish-mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuç nuk luajti fare. Me fitoren e arritur të enjten, Ishujt Faroe janë forcuar në vendin e tretë me nëntë pikë. Mali i Zi mbetet në vendin e katërt me gjashtë pikë.
