Rekomandimi i MPB-së, FFM-ja, anulon ndeshjet e javës së ardhshme

10.10.2025 15:43

Federata e Futbollit të Maqedonisë...

Federata e Futbollit të Maqedonisë, ka anuluar të gjitha ndeshjet e të gjitha grupmoshave që janë paraparë të zhvillohen javën e ardhshme.

Shkak për anulimin e ndeshjeve të javës së 10-të, të elitës së futbollit vendor janë zgjedhjet lokale për të cilat me 19 tetor do të zhvillohet raundi i parë i votimit. 

Nga MPB-ja në FFM ka arritur rekomandimi që në periudhën prej 14 deri më 20 tetor të minimizohen të gjiha ngjarjet sportive.

Nga FFM-ja, kanë pranuar këtë rekomandim dhe kështu të gjitha ndeshjet e futbollit jo vetëm të LPFM-së, por të të gjitha kategorive janë anuluar për një javë më vonë.