Rajon
Zgjedhjet e pjesshme lokale në Shqipëri, KQZ: Në tiranë s’do të mbahen zgjedhje më 9 nëntor
10.10.2025 16:06
Vetëm në pesë nga gjashtë qytetet e vendit, të cilat sot janë pa kryetar bashkie...

Vetëm në pesë nga gjashtë qytetet e vendit, të cilat sot janë pa kryetar bashkie, do të mbahen zgjedhje më 9 nëntor, ndërkohë që për Tiranën tashmë nuk ka një datë.
Gjithçka do të vendoset pas mbledhjes së Gjykatës Kushtetuese më 31 tetor, e cila do të shqyrtojë ankimimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas shkarkimit nga detyra.
E vetmja gjë e sigurt është që në Tiranë më 9 nëntor nuk do të mbahen zgjedhje. Këtë e konfirmoi vetë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili tha në një konferencë për mediat se ka pezulluar punën për përgatitjen e zgjedhjeve në kryeqytet.
