Kupa e Botës 2026, Kosovë-Slloveni, pikët janë të rëndësishme për të dy ekipet
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll...

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte do të përballet me Slloveninë, në një sfidë tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Dardanët dhe Sllovenët do të ballafaqohen në ‘Fadil Vokrri’, duel ky që premton një ndeshje të forte pasi që pikët janë të rëndësishme për të dy skuadrat.
“Sllovenia ka një mbrojtje shumë të mirë, ndaj për ne është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm prapa dhe të shfrytëzojmë rastet përpara për të shënuar gola. Atmosfera është shumë e mirë. Të gjithë lojtarët janë në formë të mirë. Jam i bindur që në fushën tonë dhe para tifozëve tanë do të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer.” – tha seleksionuesi i përfaqësueses së Kosovës, Franko Foda.
“Relativisht një javë e qetë dhe fantastike. Kjo do të jetë një sfidë me shumë duele dhe agresivitet. E dimë që Kosova ka nevojë për pikë dhe do të luajë me motiv të madh. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të tregojmë nivelin e duhur, përndryshe ndëshkimi vjen shpejt.” – u shpreh trajneri slloven, Matjaz Kek.
Ndeshja Kosovë-Slloveni fillon në orën 20:45.
