Maqedoni

Fundjava evropiane e dhurimit të organeve, nëntë kirurgë nga vendi janë trajnuar në Turqi

10.10.2025 16:25

Nëntë kirurgë nga vendi janë trajnuar në Turqi për transplantim të veshkave dhe mëlçisë....

Nëntë kirurgë nga vendi janë trajnuar në Turqi për transplantim të veshkave dhe mëlçisë. Shënohet fundjava evropiane e dhurimit të organeve, një nismë e Komisionit Evropian me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike për rëndësinë e këtij akti human që shpëton jetë njerëzish. 
 
“Gjatë periudhës së kaluar, shtatë mjekë kirurgë dhe një specialist nefrolog kanë ndjekur trajnim në Republikën e Turqisë për transplantim të veshkave. Në segmentin e transplantimit të mëlçisë, dy kirurgë janë trajnuar në Turqi për transplantim nga donator i gjallë. Vetëm që nga fillimi i këtij viti, ekipet e transplantimit, të cilët punojnë me përkushtim dhe vetëmohim të madh, kanë kryer transplantim të veshkave tek gjashtë pacientë nga donator i ndjerë, dy transplantime të mëlçisë nga donator i ndjerë, si dhe eksplantim të eshtrave dhe ligamenteve.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.