Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, VLEN, VMRO dhe Lëvizja “E di” aktivitete në disa komuna

10.10.2025 16:39

Aktivitetin parazgjedhor e ka vazhduar edhe kandidati i koalicionit VLEN, Sebaedin Dauti....

Aktivitetin parazgjedhor e ka vazhduar edhe kandidati i koalicionit VLEN, Sebaedin Dauti. Ai ka lëshuar akuza ndaj rivalit të tij nga AKI, Valbon Limani, i cili aktualisht e drejton komunën e Gostivarit, se ajo ndodhet në gjendje të mjerueshme, pa investime, pa kulturë, pa sport, pa arsim dhe me ekonomi të shkatërruar.
 
Ndërkohë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka kërkuar përkrahje për kandidatin për kryetar komune dhe listën e kandidatëve për këshilltarë komunalë në Komunën Qendër të Shkupit, ku kjo parti garon me bartësin e listës, Dame Dimitrovskin, ndërsa mbështet kandidatin për kryetar nga Lëvizja “E di”. Nga lista e kandidatëve për këshilltarë nga Lëvizja “E di” në Kumanovë premtojnë komunë transparente me shërbime digjitale, ndërmarrje publike dhe vendosje të indo-qendrave dhe linjave ku qytetarët në një vend do të mund t’i marrin informacionet dhe shërbimet. Qasje tek informacionet do të kenë edhe personat me nevoja të veçanta, premtojnë nga Lëvizja “E di”.