Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, “Përvoja për sukses” vazhdon fushatën

10.10.2025 17:03

Kandidatët e Koalicionit “Përvoja për sukses”, në Petrovec dhe Karposh, kanë shpalosur ofertën e tyre...

Kandidatët e Koalicionit “Përvoja për sukses”, në Petrovec dhe Karposh, kanë shpalosur ofertën e tyre, duke kërkuar besimin për këshilltarë komunalë. 
 
“Nëse ma jepni përkrahjen, unë në këshillin komunal do të angazhohem për sistem të pavarur të furnizimit me ujë, të ndarë nga Komuna e Gazi Babës dhe komuna e Ilindenit, për ndërtimin e stacionit filtrues, që të evitohet katastrofa ekologjike që po ndodh për momentin. Për zgjerimin e planeve urbanistike në të gjitha vendbanimet, që qytetarët të munden legalisht të ndërtojnë. Për përkrahje të të gjitha shoqërive kulturore-artistike dhe shoqatave folklorike.”, - deklaroi bartësi i listës në Komunën e Petrovecit –“Përvoja për sukses”, Petre Janevski.