Kupa e Botës 2026, Serbi – Shqipëri, ndeshje e rrezikut të lartë
Të shtunën do të luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë...

Të shtunën do të luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ky takim do të nisë në orën 20:45 dhe është i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026.
Kombëtarja shqiptare në seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, stërvitjen e fundit ishte fokusuar te përgatitja atletike, loja me top dhe provimi i skemave të ndryshme, duke përfshirë edhe goditjet në portë.
“Kuqezinjtë”, sot janë akomoduar në Serbi dhe zhvillon seancën zyrtare para takimit që nga FIFA është cilësor i ndeshje e rrezikut të lartë.
Tensioni dhe presioni te Serbia para ndeshjes ndaj Shqipërisë sa vjen e rritet.
Në përfaqësuesen serbe janë të bindur se përsëritja e skenavë të dhunës si në 2014, do të sillte një ndëshkim të madh nga UEFA, madje rreziku është i madh edhe për përjashtimin nga kompeticionet e mëdha.
UEFA ka caktuar Istvan Kovacs për gjykuar takimin delikat në Leskovac. Ashtu siç pritej, sfida i është besuar një prej gjyqtarëve më të mirë ndërkombëtarë.
Kovacs vendosi drejtën në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve mes Interit dhe PSG-së ku parizienët fituan 5 me 0.
Gjyqtari rumun i FIFA-s është emër i panjohur për kuqezinjtë, por 41 – vjeçari ka drejtuar ndeshjen Serbia - Sllovenia në Europianin 2024. Asokohe sfida u mbyll barazim 1 me 1.
