Kupa e Botës 2026, Maqedonia dhe Belgjika luajnë për vendin e parë

10.10.2025 17:33

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll sonte do të luajë ndeshjen e parë nga tri të fundit në eliminatoret për botërorin e 2026-tës.

Kundërshtarë i parë është Belgjika dhe ky takim është i vlefshëm për grupin “J” . Të përzgjedhurit e trajnerit MIlevski, në këtë takim futen nga pozita e parë e grupit, ndërsa belgët e mbajnë pozitën e dytë me një ndeshje më pak të luajtur.

“Respekt maksmimal për Belgjikën, e cila edhe më tej është favorit në grupin tonë. Posedon një ekip të shkëlqyeshëm por ne vazhdojmë të jetojmë ëndrën tonë dhe shpresojmë se do jemi konkurrues në këto eliminatore. Pres krejtësisht një ndeshje tjetër  nga ajo në Shkup, ndoshta jo aq në aspektin taktik por një formacion tjetër pasi nuk janë Lukaku dhe Tilemans. Maqedonia nëse dëshiron të mer rezultat pozitiv duhet të jetë në nivel më të lartë se sa në ndeshjen në Shkup.“ – tha seleksionuesi I Maqedonisë, Bllagoja Milevski.

Ky do jetë takimi i katërt mes këtyre dy përfaqësueseve në të cilët Belgjika, ka dy fitore dhe 1 barazim.

Grupi “J” i kualifikueseve për Botërorin 2026 ka zhvilluar pesë raunde eliminatore dhe Maqedonia me 11 pikë e mban pozitën e parë.

Belgjika është e dyta me 10 por ka 1 ndeshje më pak. Uellsi ka po ashtu 10 pikë. Fillimi i ndeshjes në Gent është planifikuar në ora 20:45 minuta dhe do të drejtohet nga turku Umut Meler.

Të njëjtin takim do të mund ta ndiqni me transmetim direkt në TVM.