Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2025, Usinov vazhdon fushatën në Konçe

10.10.2025 17:17

Fikri Usinov nga Partia Demokratike Turke vazhdon fushatën parazgjedhore për kryetar të komunës Konçe...

Fikri Usinov nga Partia Demokratike Turke vazhdon fushatën parazgjedhore për kryetar të komunës Konçe, duke premtuar kushte më të mira për jetesë në këtë komunë. 
 
“Si banor që gjithmonë ka qenë pjesë e përditshmërisë së bashkësisë tonë e di se banorët e Konçes meritojnë më tepër. Do të angazhohem për zhvillim, ndryshime dhe ardhmëri më të mirë. Konçe meriton të jetë urbane dhe moderne, me mundësi për të rinjtë, përkrahje për pensionistët dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë për banorët dhe zgjidhjen e problemeve të tyre.  Me punë të ndershme, transparencë dhe dialog me qytetarët mund të bëhet shumë më tepër.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Konçes nga PDT, Fikri Usinov.