Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, PDSM vazhdon fushatën në Kumanovë
10.10.2025 17:34
Partia Demokratike e Serbëve vazhdon fushatën në qytetin e Kumanovës...

Partia Demokratike e Serbëve vazhdon fushatën në qytetin e Kumanovës, ku garon me listën e saj për këshilltarë komunalë. Nga kjo parti premtojnë më shumë çerdhe.
“Një prej problemeve më të theksuara me të cilin përballen qytetarët e Kumanovës në dekadat e fundit janë listat e gjata të pritjes për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe. Kjo është ashtu për një arsye të vetme, mospasja e kapacitetit të mjaftueshëm. Gjithsesi zgjidhja e përhershme e këtij problemi është hapja e çerdheve të reja, por si njeri i profesionit dhe që realisht i njeh problemet e të punësuarve, fëmijëve dhe me atë edhe prindërve, vlerësoj se zgjidhja e këtij problemi duhet bërë sa më parë.”, - deklaroi kandidatja për këshilltare në Kumanovë – PDSM, Renata Pandureviq.
