Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, kandidatët e pavarur dhe jo-parlamentarët në fushatë
10.10.2025 17:51
Pjesë e fushatës në kërkim të votës së qytetarëve janë edhe kandidatët e pavarur...

Pjesë e fushatës në kërkim të votës së qytetarëve janë edhe kandidatët e pavarur dhe partitë jashtparlamentare për kryetarë komune dhe këshilltarë komunalë.
“U takuam me qytetarët e komunës së Aerodromit. Jemi të befasuar që jemi të mirëpritur, i dëgjuam problemet e tyre dhe udhëzimet e tyre se çfarë duhet të përmirësohet në komunë. Mund të konstatoj se komuna është me të vërtetë moderne dhe urbane, por për fat të keq shumë e papastër. Unë si kryetar komune se bashku me listën tonë për këshilltarë, nëse fitojmë në këto zgjedhje, do ta bëjmë komunën e Aerodromit, krenari të qytetit të Shkupit.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit i mbështetur nga TMRO, Aleksandar Rashkoviq.
“Në asnjë program deri tani nuk kemi parë kornizë kohore apo financiare. Të gjitha programet janë të përshkruara nga programet e katër viteve të mëparshme, që do të thotë se asnjë kandidat për kryetar komune nuk e ka realizuar programin në mandatin e tij. Partitë e mëdha kanë nga rreth dy milionë euro buxhet, ndërsa partitë e vogla kanë 700 euro buxhet, por edhe të kemi buxhet më të madh, ne nuk mund të reklamohemi në media, ndërsa nga ana tjetër buxheti në rrjete sociale është i pakufizuar për partitë e mëdha.”, - theksoi kandidati për kryetar të Shkupit nga Partia Punëtore, Vlladimir Kunovski.
“Tri punë për Strugën janë prioritare, deponia qendrore, ujësjellësi dhe kanalizimet dhe janë parashikuar dy hidrocentrale në Drinin e Zi. Është për keqardhje që lumi Drini i Zi ka kushte të tilla dhe të mos shfrytëzohet. Shikoni, unë jam elektricist, nga një metër ujë të bie në hyrje të Strugës në Drin, mund të prodhohet energji elektrike në kapacitet prej 10 megavatëve. Ndërsa këtu, në Drinin e Zi, ka mesatarisht 22 kub ujë për sekondë.”, - u shpreh kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Nasto Palioski.
“Nuk do të kemi program, ne thjesht do t’i detektojmë problemet dhe do t’i vendosim si pika të rendit në këshill dhe do të angazhohemi se ata do të zgjidhen. Flasim për kushte për t’i mbajtur të rinjtë këtu. Ka një çështje këtu, të gjitha partitë që ishin pjesë e qeverive në të kaluarën i detyruan të rinjtë të ikin, ndërsa premtojnë se do t’i kthejnë të rinjtë, ata nuk mund t’i kthejnë, duhen bërë reforma thelbësore, ndërsa ne duam që këtë ta fillojmë prej komunave.”, - deklaroi bartësi i listës për këshilltarë nga MAAK për Komunën e Shtipit, Vanço Kocev.
“Mospasja e vendeve të reja të parkimit është problem, i cili për një periudhë më të gjatë u pengon qytetarëve të Koçanit. Mënyra se si tani është zgjidhur, është e qartë se nuk jep rezultate. Para së gjithash duhet të bëhen hapësira për garazhe në kate, ku në një vend do të mblidhen më shumë vetura dhe do ta lirojnë qendrën e qytetit. Gjithsesi se duhet të ketë më shumë vend edhe për këmbësorët, përkatësisht shëtitore.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Koçanit, Zoran Todorov.
“Projekti më i madh, që mendoj se deri tani askush nuk ka pasur një projekt të tillë, bëhet fjalë për qytet të mençur, i cili do të locohet në afërsi të Manastirit, në Pellagoni, i cili do të ketë 2 mijë deri në 3 mijë shtëpi të mençura, të gjitha me standardet më moderne ekologjike. Ky është projekti më kryesor, i cili do të duhet të kushtojë rreth 100 milionë dollarë, para, të cilat mund të sigurohen nga më shumë qendra, nga shteti, nga investitorë, prej kompanive apo donatorëve të ndryshëm.”, - u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Manastirit, Vasko Dellovski.
