Silvinjo përgatit “kurthin”: Ja si pritet të rreshtohet Shqipëria ndaj Serbisë

11.10.2025 13:37

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo...

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, po përgatit me kujdes strategjinë për përballjen e rëndësishme ndaj Serbisë, një sfidë që mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në garën për Botërorin.

Sipas të gjitha gjasave, kuqezinjtë do të zbresin në fushë me Thomas Strakoshën në portë. Në mbrojtje, krahët do të mbulohen nga Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj, ndërsa qendra do të mbahet nga dyshja Arlind Ajeti – Berat Gjimshiti.

Mesfusha do të drejtohet nga Kristjan Asllani, i cili do të ketë përkrah Qazim Laçin dhe Juljan Shehun, një treshe që pritet të garantojë ekuilibër dhe qartësi në lojë.

Në sulm, Armando Broja pritet të vendoset në krahun e djathtë, ndërsa sulmuesi kryesor do të jetë Rey Manaj. Për krahun e majtë ka ende dilema, me balotazhin mes Nedim Bajramit dhe Hoxhës, ku ky i fundit shihet më pranë formacionit falë formës së mirë që ka treguar me klubin e tij.

Kombëtarja shqiptare duket e përqendruar dhe e motivuar maksimalisht për këtë sfidë delikate, e cila mund të përcaktojë shumë në rrugën drejt Botërorit.