Maqedoni

Të mërkurën Von Der Leyen në Shkup, mes tjerave, temë edhe zhbllokimit eurointegrues

11.10.2025 12:34

Kryetarja e Komisionit Evropian në fillim të javës që vjen nis turin diplomatik...

Kryetarja e Komisionit Evropian në fillim të javës që vjen nis turin diplomatik në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pak kohë para se të publikohet raporti i progresit të vendeve aspirante, shefja e ekzekutivit për së afërmi do të njoftohet me reformat dhe ecurinë e procesit eurointegrues të rajonit.
 
Sipas burimeve zyrtare, vizita e eurokomesares jo do të jetë një mundësi për të rikonfirmuar mbështetjen e BE-së për rrugën e anëtarësimit të rajonit në BE, për qasjen graduale në tregun e vetëm, si dhe për të diskutuar Planin e Rritjes prej 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027.
 
Analistët politik presin që për vendin tonë në veçanti të biseodet edhe për bllokimin e procesin eurointegriues.
 
“Ajo do të përcjellë një mesazh të fuqishëm se BE-ja dëshiron kjo pjesë e kontinentit të bëhet pjesë përbërëse e Unionit. Një aspket i tretë do të thoja është edhe mobilizimi kontinetal i Evropës kundrejt rreziqeve që vijnë nga Lindja të cilët e shohin BE- në si një rrezik të mundshëm në skenën globale për shkak të resurseve që BE-ja ka. Gjithsesi do të trajtojë çështjet specifike për cdo shtet. Në RMV sic pritet do të jetë ndjë presion ndajq everisë altuale, partive politike që sa më shpejt të miratojën dryshimet kushtteuse, me qëllim që vendi të zhbllokojë procesin e negociatave për integrim”, u shpreh analisti politik Xhelal Neziri.
 
Për studiuesen Simonida Kacarska ardhja e eurokomesares në Ballkan do të ketë fokus më të madh në dy vendet që po hapërojnë më shpejt drejt unionit, Shqipëri dhe Mali i Zi. Ndërkaq vizita e saj në vendin tonë, sipas saj është i rëndësishëm në momentin kur po ndodhin zgjedhjet lokale. 
 
“Presim që pjesë e fokusit do të jetë në Planin për Rritje, me vëmendje më të madhe ndaj shteteve që ëprparojnë në këtë periudhë. Fokusi që vëndohet tek Shqipëria dhe Mali i Zi padyshim si shtete potenciale anëtare të BE-së. Vizita në Maqedoninë e Veriut do të jetë mjaft specifike që do zhvillohet gjithashtu në një periudhë parazgjedhore dhe sigurisht kryetarja e Komisionit Evropian do të jetë shumë e kujdesshme”, theksoi Simonida Kacarska nga instituti për politikë evropiane.
 
Von Der Leyen vizitat i fillon nga Shqipëria, për të vazhduar në Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, në Serbi, në Kosovë, duke i përmbyllur të mërkurën pasdite në Shkup. Në kryeqendrën tonë takime zyrtare do të ketë me kryeminsitrin, kryeparlamentarin dhe kryetaren e shtetit.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU